Greqia tronditet nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra
16/05/2020 10:51
GREQI- Një tjetër tërmet ka lëkundur Greqinë mëngjesin e sotëm. Sipas EMSC ky tërmet ka pasur magnitudë 4.4 rihter, ndërsa ndjeshmëria e lëkundjes ka qenë e fortë.
Epiqendra e lëkundjes ka qenë 9 km larg nga zona e quajtur Ayios Nikolas, ose rreth 73km nga Patra. Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 27 kilometra. Deri më tani nuk është raportuar për dëme.
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm një tjetër tërmet tronditi ishullin e Kretës. Goditja e këtij tërmeti është regjistruar në orën 05:30 të mëngjesit, në juglindje të Kretës.
Top Channel