Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura Rudolf Merolli, i cili u denoncua nga e bija për ngacmim seksual ka mohuar akuzat ndërsa ka deklaruar se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike.
Organi i akuzës ka kërkuar që Merolli te qëndrojë i në burg deri në përfundim të procesit ndërsa Avokati mbrojtjes i caktuar kryesisht i ka kërkuar hetime të mëtejshme dhe kryerjen e ekspertimin e bisedave te regjistruara nga 18-vjeçarja. Po ashtu, mbrojtja kërkoi që për të akuzuarin dhe vajzën e tij të bëhen edhe analizat përkatëse, për të vërtetuar se të dy mbrëmjen që ndodhi ngjarja kishin përdorur lënë narkotike.
37 vjeçari duke theksuar se nuk ka qenë i vetëdijshëm për çfarë mund të ketë ndodhur nuk pranoi të ketë ngacmuar seksualisht të bijën. Nga ana tjetër Avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës një mase më të lehtë sigurie por gjykata vendosi ta lërë në burg 37-vjeçarin Rudolf Merolli.
Top Channel