Sot ishte dita e tretë radhazi me raste të rritur të personave të infektuar me covid-19. Kjo vjen në një kohë ku Shqipëria është futur në fazën e hapjes së masave shtrënguese për frenimin e Covid-19.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë rastet e reja të rritura për të tretën ditë radhazi tregojnë qartë se kujdesi i qytetarëve duhet të vazhdojë, për të respektuar masat e vendosura, në mënyrë që të minimizojmë sa më shumë përhapjen e virusit tek kontaktet familjare apo më gjerë.
Ndërkohë në të gjithë vendin tonë sot kanë rezultuar 17 persona pozitiv me Covid-19. Janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19.
Rastet e reja janë të përqëndruara në zonën Tiranë-Durrës, përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.
Ndërsa të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë.
Top Channel