Kompania Boeing Australia i ka prezantuar dje forcave ajrore të vendit prototipin e parë të një droni ushtarak që mund të fluturojë si mbështetës ndaj avionëve gjuajtës me pilotë, duke sjellë në fushëbetejë inteligjencën ushtarake.
Droni Loyal Wingman, është 11.5 metra i gjatë, me një rang fluturimi prej 2,000 milje, dhe përdor inteligjencë artificiale për të komanduar veten e tij, në mbështetje të avionëve me pilotë dhe duke ruajtur distancën e sigurisë prej tyre.
Dronët do të përfshihen në luftë elektronike dhe misione zbulimi e mbikqyrjeje, thotë Boeing.
Avioni ishte një nga tre prototipet që po prodhohen nga Boeing, dhe i pari që “krijohet e prodhohet në Australi, prej më shumë se 50 vjetësh”.
Kryeminsitri australian Scott Morrison tha se dronët do të mbrojnë avionët më të kushtueshëm F-35 dhe pilotët e tyre.
“Prodhimi i Loyal Wingman do të mbajë hapur rreth 100 vende pune të teknologjisë së lartë, teksa vendi rekuperohet nga pandemia e Covid-19,” tha Morrison.
Boeing tha se projekti është investimi i tyre mëi madh jashtë SHBA.
Kreu i forcave ajrore Marshall Leo Davies, tha se dronët me inteligjencë artificiale do të bashkëveprojnë me pilotët, duke u perfeksionuar në mënyrë lineare.
“Kemi nevojë për fleksibilitetin dhe aftësitë e njeriut të kombinuara me shpejtësinë e makinerisë”, tha ai.
Top Channel