Ndërtimi i një teatri të ri ka gjetur mbështetje jo vetëm nga komuniteti i aktorëve dhe regjisorëve brenda vendit, por edhe në trevat e tjera shqiptare. Artistet maqedonas Qendrim Rijani dhe Adem Karaga, si dhe kineasti shqiptar Vladimir Kasaj, i janë bashkuar peticionit pro Teatrit te Ri.
Peticioni i bëhet thirrje politikës të qëndrojë larg kësaj çështjeje dhe përsërit edhe njëherë vullnetin e artisteve pro ndërtimit të një Teatri të ri Kombëtar, në vendin ku ndodhet godina e vjetër.
Dhjetra aktorë dhe regjisorë, mes te cileve Robert Ndrenika, Luftar Paja, Spiro Duni, Andon Qesari etj, e kanë firmosur peticionin, i cili në fakt është peticioni i tretë që i drejtohet krerëve të shtetit për çështjen e Teatrit Kombëtar që nga viti 2018, ku deklarojnë se ndërtimin e Teatrit të Ri e konsiderojnë të mbyllur me sukses në emër të interesit kombëtar dhe u bëjnë thirrje atyre që t’i lënë lojërat politike sepse pikërisht nga këto lojëra komuniteti i artistëve ka mbetur edhe sot pa Teatër.
Top Channel