
Në Korçë ka nisur lufta e procesionares përmes sistemeve natyrore duke rikthyer shpresën se mijëra hektarë me sipërfaqe pyjore do të shpëtohen.
Prej vitesh në Korçë fenomeni shqetësues është bërë i pandalshëm duke dëmtuar rëndë sipërfaqet me pisha në Korçë dhe rrethinat e saj.
600 kampionë të insektit Kalosoma i cili lufton në mënyrë natyrore procesionaren, të rritur në laboratorë në Fakultetin Pyjor të Kamzës u hodhën në zonën e Korçës duke rikthyer shpresat për rigjenerimin e këtyre pyjeve.
Procesi do të kalojë në 3 faza dhe sipas specialistëve nuk e zhduk fenomenin por rikthen balancën natyrore.
Për herë të parë në Shqipëri ky testim shtrihet në disa masive pyjore dhe synon të shpëtojë pishat në vendin tonë.
Top Channel