Plagosi rëndë me sende të forta një 42-vjeçar, arrestohet autori
15/05/2020 13:23
TIRANË- Një person është vënë në prangat e policisë së Shtetit për shkak se ka plagosur rëndë një 42-vjeçar.
I arrestuari është G. S., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta K. K., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë policia njofton se vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Top Channel