Policia e Devollit ka proceduar penalisht një 32 vjeçar i cili ka qenë duke transportuar me mjetin e tij lëndë drusore, pa lejen e organeve përkatëse.
Pas verifikimeve është konstatuar se ai ishte administrator i një subjekti privat për transportimin dhe tregtimin e lëndës drusore dhe kishte fshehur të ardhurat pasi nuk kishte siguruar pranë organeve tatimore, 3 punëtorë të tij.
Njoftimi:
Devoll
Policia Kufitare e Kapshticës kontrolle të shtuara për goditjen e paligjshmërisë dhe mbrojtjen nga krimet mjedisore.
Kapet duke transportuar lëndë drusore pa leje, si edhe fshehu të ardhurat duke mosdeklaruar pranë organeve tatimore 3 punëtorët e tij, procedohet penalisht administratori i një subjekti privat.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të paligjshme të prerjes së pyjeve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë kanë ushtruar kontrolle të shumta në vijën e gjelbër si rezultat i të cilave në fshatin Miras, Devoll, kanë kapur shtetasin B. D., 32 vjeç, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 8 m sterë lëndë drusore, pa lejen e organeve përkatëse.
Nga verifikimet e mëtejshme hetimore, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, konstatuan se shtetasi i mësipërm duke qenë administrator i një subjekti privat për transportimin dhe tregtimin e lëndës drusore, kishte fshehur të ardhurat pasi nuk kishte siguruar pranë organeve tatimore, 3 punëtorë të tij.
Ndaj 32-vjeçarit, filloi procedimi penal në gjendje të lirë dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel