“Ditën lypin natën vjedhin”, kështu i përshkroi një i ri nga Siria dy grabitës, të cilët u arrestuan pasi u kërkuan për orë të tëra nga Policia e Tiranës.
Sipas një burimi të Anila Hoxhës, dy të rinjtë e dyshuar janë nga Maroku dhe quhen Hysein Albasari dhe Nouredin Boulan. Atyre ju gjetën gjatë kontrolleve varëse argjendi byzylykë dhe një shumë e vogël lekësh.
“Të dy ata” – tha për Anila Hoxhën një burim i prokurorisë, “sulmuan me thikë shtetasin sirian Mexhid Huseini, të cilit më pas i rrëmbyen telefonin, lekët dhe rrobat e trupit. Pas kësaj “viktima” i është drejtuar policisë ku dhe ka treguar se ka hyrë në Shqipëri ilegalisht gjatë situatës së covidit.
“Hyra përmes kufirit me Greqinë gati 15 ditë më parë, në Tiranë kam vetëm 5 ditë”, u shpreh i riu nga Siria.
Me dy marokenët ata kanë lypur në Tiranë ndërsa flinin kryesisht në godina të braktisura në kryeqytet. Por një ditë më parë, kur siriani po fliste në telefon me familjen, njëri nga shokët i vendosi thikën në fyt dhe e grabiti, ndërsa tjetri e preu me bicak në krahë.
Më tej ata i vodhën shumën që kishte prej 14 mijë lekë, telefonin, karikuesin dhe pantallonat thuhet në kërkesën e dorëzuar në gjykatë, përmes të cilës i sugjerohet gjykatës të caktojë arrest me burg për akuzën e grabitjes.
Top Channel