Dhunuan bashkëshortet, dy të arrestuar në Tiranë
15/05/2020 13:21
Dy persona janë arrestuar në Tiranë nga policia pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 39 vjeç, sepse në rrugën “Mihal Grameno”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 37 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka kanosur bashkëshorten e tij, në prezencë të fëmijëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel