Vitet e fundit, në detin e Adriatikut dhe në ujërat që lagin Shqipërinë, po shfaqet një mik i ri dhe i pazakontë, siç janë delfinët.
Sipas specialistëve, gjithçka lidhet me ndryshimet klimaterike por në 2 muajt e fundit delfinët janë parë edhe afër brigjeve të Velipojës. Sot, në sebashku me administratën e Zonave të Mbrojtura kryem një vëzhgim për të parë nëse do të mund të takojmë nga afër ndonjë nga miqtë e rinj.
Ky lloj gjitari, paqësor me njerëzit shfaqet shpesh herë ne breg dhe është filmuar nga pushuesit dhe banorët e Velipojës por fatkeqësisht nuk kanë munguar edhe rastet kur ata janë vrarë.
Specialistet e Zonave të Mbrojtura I bëjnë apel peshkatarëve me lundra dhe anijeve të peshkimit që të kenë kujdes gjatë lundrimit të tyre pasi me apo pa qëllim po i dëmtojnë.
Por përveç delfinëve, në këto ujëra janë spikatur edhe të tjerë gjitarë të rrallë, mes tyre edhe peshkaqenët por fatmirësisht ata janë shume larg brigjeve të plazhit.
Raportet mbi natyrën e konservimit thonë se kufiri bregdetar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë është shtëpi e një shumëllojshmërie faune detare, përfshirë katër specie delfinësh. Disa specie balenash janë gjithashtu vizitorë të rastësishëm të ujërave tonë. /Klodian Zhivani/
Top Channel