“Ah moj Shqypni e mjera Shqypni” , me këto vargje nga vjersha “O moj Shqypni” e ka nisur fjalën e tij në parlament deputeti i opozitës Ervis Meço.
Këtë sipas tij ai e solli për të ilustruar gjendjen e rëndë, ku sipas tij, vendi është katandisur sot, po me këtë rast tregoi dhe gjendjen se ku është katandisur niveli i deputetëve të parlamentit.
Kur dukej se gjithçka është në rregull, në fund Meço, i cili ka në CV thotë se është diplomuar për Imazheri dhe Diplomaci, ‘prish gjithë spektaklin’, kur thotë se kjo vjershë është shkruar nga Gjergj Fishta dhe jo nga Pashko Vasa.
“Ah moj Shqypni e mjera Shqypni, kush të ka qit me krye n’hi, ti ke pas qenë një zonjë e randë, burrat e dheut të thërrisnin nanë”…për çfarë burra e ka patur fjalën At Gjergj Fishta? Burra dinjiteti besoj, si ata që i gjenë në letërsi, e jo këta modernët e sotëm, që çorapet Armani i blejnë për të mbuluar thonjtë e këmbëve të vrara për origjinën e punës para viteve ’90”-tha ai, ndërsa i duhet thën se herës tjetër t’i kontrollojë mirë ato se çfarë do të recitojë në parlament.
Ndërkohë ja si paraqitet CV e tij në faqen e parlamentit:
Emër: Ervis
Atësia: Genci
Mbiemri: Meço
Datëlindja: 9.4.1986
Vendlindja: Delvinë
Arsimi:
I lartë, “Diplomaci dhe Imazheri”
Eksperienca në punë:
Administrator, Kryetar Shoqate, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin
Top Channel