Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë, ku një fëmijë i seksit mashkull, rreth 8 vjeç është mbytur në parkun japonez.
Shërbimet policore bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë. Sipas një njoftimi të policisë, u bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë.
Në këtë njoftim thuhet se fëmija ka rrëshkitur aksidentalisht në rezervuar dhe për pasojë është mbytur.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të informacionit të mësipërm, u bë identifikimi i viktimës i cili është shtetasi S. Ç., 8 vjeç, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera rezulton se, fëmija aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuar dhe për pasojë është mbytur.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 14.05.2020, rreth orës 16:05, në lagjen nr.3, në një rezervuar tek “Parku Japonez”, dyshohet të jetë mbytur një fëmijë rreth 8 vjeç (i seksit mashkull) ende i paidentifikuar.
Shërbimet e zjarrfikses dhe policisë bënë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë.
Top Channel