Një 23-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi në plazhin e Darzezës ka qenë duke ndërtuar një lokal me materiale druri dhe nuk ka pasur leje për këtë ndërtim.

Gjithashtu po në fier është ndaluar edhe një 33-vjeçar i cili para disa ditësh kishte plagosur me mjete të forta një shtetas.

Fier

Policia ndalon 2 shtetas për “Ndërtim pa leje” dhe  për “Plagosje të rëndë me dashje”.

*Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin V.T., 23 vjeç, banues në Darzezë, Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në plazhin e Darzezës, u kap duke ndërtuar në pronë shtetërore një objekt me materiale druri (lokal) pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

*Gjithashtu specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin S.K., 33 vjeç, banues në Fier. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 08.05.2020, në lagjen “8 Shkurti”, për motive të dobta ka goditur me mjete të forta shtetasin I.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA