OKB: Ekonomia globale tkurret 3.2 për qind më 2020

14/05/2020 07:30

Sipas një parashikimi Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) tha që ekonomia globale do të tkurret 3.2 për qind këtë vit për shkak të Covid-19. Në raportin e publikuar në lidhje me gjendjen ekonomike botërore dhe prospektet për gjysmën e dytë 2020, thuhet se ekonomia globale do të shfaqë një tkurrje të mprehtë 3.2 për qind këtë vit, e nxitur nga shpërthimi i Covid-19.

Duke theksuar se tkurrja në ekonomi do të jetë më e madhja që nga Depresioni i Madh në vitet 1930, në raport thuhet se ekonomia globale pritet të humbasë rreth 8.5 trilionë dollarë në vitin 2020 dhe 2021, për shkak të epidemisë dhe fitimet e fundit katërvjeçare do të zhduken.

Raporti parashikon që ekonomitë e zhvilluara do të tkurren me 5 për qind këtë vit dhe 3.4 për qind më 2021. Po ashtu thuhet se ka një rënie të mprehtë të kërkesës globale dhe zinxhiri i furnizimit u përkeqësua, dhe se tregtia ndërkombëtare do të kontraktohej me rreth 15 për qind këtë vit.

Covid-19 gjithashtu rriti varfërinë dhe pabarazinë e të ardhurave, dhe kjo epidemi ka të ngjarë të bëjë që 34.3 milionë njerëz të bien nën kufirin e “varfërisë ekstreme” këtë vit dhe 56 për qind e rritjes së varfërisë do ndodhin në vendet afrikane, përfundon raporti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA