Kryemadhi denoncon skandalin në Open: Këshilli Bashkiak ka botuar dokumentin pa u bërë mbledhja
14/05/2020 22:48
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi bëri një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel hodhi akuza të forta ndaj dokumentit të publikuar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar.
Kryemadhi tha se Këshilli Bashkiak ka falsifikuar dokumetin. ‘Dokumenti ka datën e nesërme dhe socialistë të ndershëm ma kanë dërguar mua. Unë e kam publikuar dokumentin.
Është firmosur dokumenti pa u mbledhur Këshilli Bashkiak. Ky dokument është një rrjedhje. Prokuroria të më marrë mua në hetim dhe deklaroj unë kush ma dha dokumentin’- tha Kryemadhi.
Top Channel