Koronavirusi/ Situata në Brazil, shkon mbi 13 mijë numri i të vdekurve

14/05/2020 10:24

Në shtetin e Amerikës Jugore, Brazil, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 749 persona si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas lajmit në faqen e internetit “Globo.com”, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se me 749 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ka arritur në 13.149 ndërsa me 10.760 raste të reja, ka arritur në 188.974 numri i rasteve.

Ndërsa sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat më të fundit mbi pandeminë, thuhet se Brazili me rritjen e fundit është radhitur vendi i 6-të në botë përsa i përket numrit të rasteve dhe humbjeve të jetëve lidhur me virusin.

Brazili, popullsia e të cilit po arrin në rreth 210 milionë banorë, është një nga vendet më të prekura nga COVID-19 në Amerikën Latine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA