Qeveria greke ka shtyrë deri në 15 qershor mbylljen e kufijve me Shqipërinë.

Njoftimi i është dërguar të gjitha pikave kufitare me Shqipërinë. Deri në datën 15 qershor do të lejohen të kalojnë kufirin drejt Shqipërisë vetëm shtetasit shqiptarë që ndodhen në Greqi për arsye turistike (90 ditë) dhe drejt Greqisë vetëm shtetasit grekë ose ata shqiptarë që kanë lejeqëndrimi në Greqi.

Po ashtu, drejt Greqisë do të lejohen të udhëtojnë vetëm punonjësit sezonalë, të cilët janë pajisur prej punëdhënësve të tyre me kontratë pune, e konvertuar në lejeqëndrim. Kjo kategori do të udhëtojë vetëm në rastet në të cilat është aprovuar leja e posaçme e qëndrimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA