Brikena Bregu, para disa javësh ishte bllokuar në doganën e Kapshticës, për shkak se kufijtë u mbyllën, si pasojë e koronavirusit.
Brikena është e sëmurë dhe kishte nevojë për asistencë mjekësore. Për të gjetur zgjidhje, ajo kërkoi ndihmën e emisionit “Shqipëria Live”. Redaksia e emisionit është marrë me këtë çështje dhe ka kërkuar ndihmën e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq nga Korça (vend ku ishte vendosur në karantinë 14 ditore), me ndihmën e emisionit, Brikena u dërgua për t’u trajtuar në Spitalin QSUT (Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza).
E ftuar në “Shqipëria Live”, Brikena shprehet se tashmë ndihet më mirë dhe është duke marrë trajtimin e nevojshëm. Megjithatë është duke hasur vështirësinë për të blerë kurat, sepse janë shumë të shtrenjta për “xhepin e saj”. Brikena thotë se është e papunë. Për këtë arsye ajo kërkon ndihmën e shtetit, por edhe të medias, për të vijuar trajtimin e saj.
“Ditën e premte bëra kimioterapinë tashmë ma kanë lënë në 1 qershor. Aktualisht jam në trajtim. Unë jam në gjendje të mirë. Sëmundja është e shërueshme. Jam fizikisht pak e dobët, por më mirë. Gjendja që u paraqita në spital isha shumë e keqe. Një javë që qëndrova në hotel kisha nevojë për seancat e terapisë, por si bëra. Doktoresha e Korçës më bëri vizitat dhe më tha që je për terapi. Kimioterapia do të vijojë për gjashtë muaj. Dua t’i blejë vetë mjekimet. Por nuk kam mundësi ta bëj. Shkuan gati 150 mijë lekë. Doktoresha më dha recetën. Më tha këto ilaçe ne nuk i kemi, do i blesh ti. Unë s’kam mundësi për ta blerë, jam pa punë. Më ofruan vetëm një surum të thjeshtë, ato të lirat janë në spital të shtrenjtat nuk janë. Bashkëshorti është në Athinë pa punë. Bashkëshorti e ka mendjen nga unë, e falenderoj. Ne jmi shumë të dobët finiciarisht. Unë kam vetëm mamin dhe ajo është shumë dobët finiciarisht. Kam nevojë për ndihmën e shtetit dhe të mediave. (testin për koronavirus)Ma kanë bërë dy herë në Korçë dhe dy herë kam dalë negative. Dëshira ime e madhe është të kthehem në Greqi, sepse atje janë mjekët më të mirë”, u shpreh Brikena.
Top Channel