Bizneset e veshjeve dhe aksesorëve po nxjerrin oferta për të tërhequr klientët. Ndërsa qytetarët kalojnë afër tyre pa vëmendje.

“Të them të drejtën as nuk i kam kthyer sytë nga dyqanet. Prej situatës kuptohet, kemi të tjera preokupime”.

”Me çfarë ti blejmë rrobat mi. Vetëm ushqime kemi blerë, s’bëhet fjalë rroba”.

”Jo thjesht shëtisim. S’kemi nevojë”.

Krahas protokollit me masat higjieno sanitare që duhet të ndjekin tregtarët me pakicë të rrobave të reja, në hyrje të subjekteve janë vendosur gjithashtu njoftime për uljen e çmimeve.

“Për shkak të situatës që kemi qëndruar më shumë se dy muaj te mbyllur, gjërat kanë mbetur stok dhe prandaj kemi bërë e kaq shumë ulje. Gjithashtu nuk jemi furnizuar. Uljet janë bërë e për të tërhequr klientë, janë gjërat nën kosto me çmime shumë të ulëta. Kemi tani lëvizje për shkak të reklamave , më së shumti kemi funksionuar online” .

Por ka edhe dyqane të cilat kanë falimentuar, për këtë arsye kanë vendosur të shesin biznesin.

“Kaq keq s’ka berë vaki. Të rrish pa shituar asgjë. Do e shesim. Malli nën kosto e nuk hyn njeri”. /Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA