“Arrestimi është i paligjshëm”/ Del nga burgu me ‘detyrim paraqitje’ ish-bosi i drogës Mentor Hadërgjonaj

14/05/2020 11:46

Mentor Hadërgjonaj, një nga personazhet e dikurshëm të dosjes “Kokaina”, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 pasi riprovoi sërish prangat ka dalë nga burgu me masën ‘detyrim paraqitje’ pasi arrestimi i tij u cilësua i paligjshëm nga gjykata.

Siç bëjnë me dije burime të gazetares Anila Hoxha, 52-vjeçari u ndalua pasi ishte shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.

I dyshuari, që mban emrin Din Gjonaj, u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, i cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë. Gazetarja Anila Hoxha thotë për Top Channel se Gjonaj (Mentor Hadërgjonaj) sipas të vëllait ka shkuar në ish ndërmarrjen e materialeve të prodhimit dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

Siç referon policia i dyshuari gjendej nën shoqërinë e shtetasit S.K, një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.

“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi.

Burimet e policisë shtuan për Anila Hoxhën se Din Gjonaj dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52-vjeçari nuk e ka pranuar akuzën.

Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore.

Ai ka qenë edhe si ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA