Kjo banesë e shkatërruar bie në sy sapo futesh në lagjen e shqiptarëve. Ajo i përket Liman Lutfiut. Ai na tregon se kurrë në jetë nuk ka përdorur armë por mëngjesin e 9 majit të vitit 2015 banesa u shkatërrua nga të shtënat që vinin nga të gjitha anët. “Veç kur kanë kërcit plumbat, kanë ardhur për mbi shtëpi kur kanë gjuajtur, i kam quajtur muurmurima në saba, jam dorëzuar në polici e kështu. Unë t’ju kallëzoj drejtën jam hutuar krejt, skam dit se ku jam”, tregon Liman Lutfiu, Babai i Irfan Lutfiut

Djali i Limanit, Irfanii cili të gjithë në zonë e njohin si berber, është një prej të dënuarve nga gjykata. Ai është akuzuar se ka ndihmuar grupin e armatosur. “S’ka pas ç’ka me i ndihmu, s’ka pas kapital ç’ka me i ndihmu me një brisk berberi. Djali im është në burg për lagjen e trimave, është i pafajshëm, kjo shtëpi është e imja, ai s’ka pas as shtëpi asgjë, te unë ka banuar. E kanë dënuar kështu si terrorist siç thonë”, tregon Liman Lutfiu, Babai i Irfan Lutfiut

5 vite më parë, familjes Shabani në këtë rrugicë iu shkrumbuan 3 banesa. Sot, ato janë rindërtuar, por kujtimet e asaj dite nuk zbehen dot. “Kur kam ardhur që u lirua rruga pashë krejt shkrumb, trishtim i madh. Banesa dëmtua? Krejtësisht e djeg, 100 %.Fëmijët janë me trama, ky ka qen 2 vjet, tjetri 4, njëri 5, fëmijët, e kujtojnë si ngjarje? E kujtojnë si jo, ku është ajo shtëpija tjetër thonë s’ishte më e mirë, dhoma që kemi pas”, tregon Xhevrije Shabani, banore e Kumanovës.

Në Lagjen e Trimave, nuk kanë shumë dëshirë të flasin për atë ditë. Por, shqiptarët aty, të gjithë mbështesin veprimet e Grupit që sot vuan dënimin në burgjet e Maqedonsië së Veriut. Në Kumanovë jetojnë më shumë se 25 mijë shqiptarë, apo thënë ndryshe, më shumë se 30 % e popullsisë së krahinës. Ajo që ka ndodhur ndër vite edhe në këtë krahinë është i njëjti skenar me pjesën tjetër të trojeve shqiptare, falsifikimi i numrit të vërtetë të popullsisë shqiptare.

Nga viti në vit, shqiptarët po i braktisin trojet e tyre. Arsyet janë nga më të ndryshmet, nga problemet ekonomike, te pabarazitë. Banorët e Kumanovës shprehen se pabarazia ndihet ende karshi popullsisë maqedonase dhe serbe që jeton aty pavarësisht përpjekjeve, protestave dhe luftërave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA