Tension për Reformën Zgjedhore/ PS, PD dhe LSI ulën tonet. “Rebelim” nga opozita e re

13/05/2020 19:51

Reforma zgjedhore rrezikoi te kthehej ne pikën zero për shkak te kushtëzimit te saj nga kryeministri Edi Rama me dy pika te panegociushme: depolitizimin e plotë te administratës zgjedhore dhe vettingu i anëtarëve te kolegjit zgjedhor.

Tryeza politike u parapri nga një fryme konfliktuale ndërsa debatet e ashpra u paralajmëruan nga dy email-et e dërguara nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili ne adresë te bashkëkryetarëve te reformës zgjedhore, ku mazhoranca akuzohej për minim te marrëveshjes politike te 14 janarit.

Përplasja me dyer te mbyllura solli ndërprerjen për disa minuta të mbledhjes, por në mënyrë krejt te papritur tonet ultimative u zbutën dhe te mëdhenjtë “bënë paqe”.

Dakordësia mes te mëdhenjve prodhoi revoltë të opozitës parlamentare dhe shpërthimin e Rudina Hajdarit, e cila akuzoi PD, PS dhe LSI për marrëveshje te heshtur me qëllim mos ndryshimin e sistemit.

Kjo godinë, 3 vite me parë ka prodhuar marrëveshje historike mes Lulzim Bashes dhe Edi Rames e sot te mëdhenjtë ne te njëjtën godinë arritën një konsensus te ri. /Elda Menga/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA