Robert De Niro: Trump nuk do t’ia dijë sa vetë vdesin nga COVID-19

13/05/2020 20:32

Aktori i njohur amerikan Robert De Niro tha sot se beson se presidenti Donald Trump nuk bëhet merak se sa vetë vdesin nga koronavirusi në SHBA.

Në një intervistë me rrjetin BBC, De Niro mes të tjerash tha: “Kjo është diçka shekspiriane, kurse ky i çmendur në Shtëpinë e Bardhë kërkon vetëm të rizgjidhet, ai nuk do t’ia dijë se sa njerëz vdesin”.

Aktori i Hollywood përsëriti më tej se pandemia botërore e koronavirusit nuk do të godiste kaq rëndë nëse Trump nuk do të kishte marrë masa si “Ligji i Mbrojtjes së Prodhimit”.

“Nuk e kisha menduar se do të shikoja diçka të tillë gjatë jetës time. Deri tani kishim marrë gjërat si të mirëqena, dhe kur diçka si kjo ndodh ne duhet ta marrim seriozisht për të thënë më të paktën, duhet ta ndalojmë. Prandaj shpresoj që në zbjedhjet e nëntorit t’i rikthehemi logjikës së qartë,” shtoi De Niro.

Kjo nuk është hera e parë që ai lëshon retorika të papërmbajtura anti-Trump. Disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2016, ai e përshkroi asokohe kandidatin Trump si “totalisht i çmendur, qesharak.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA