Qindra klientë shiheshin të vërshonin në një restorant që ishte hapur për Ditën e Nënës në SHBA të dielën, në shkelje të kufizimeve të koronavirusit.
Pamjet tregonin turmat që nuk merakoseshin për distancimin social dhe rregulla të tjera në restorantin Kitchen in Castle Rock, në Colorado, SHBA.
Shumë nga stafi shihen që nuk mbajnë maska ndërsa pronarja April Arellano, kishte postuar një video në Facebook për të dokumentuar turmat e mëdha në restorant.
Në pamjet Arellano, dëgjohet që thotë: “Jam e sigurtë se shumë njerëz kërkonin të dinin se sa njerëz do të vinin. Radha vazhdon deri në fund të rrugës ..”.
Arellano argumentonte hapjen e biznesit të saj me faktin se masat e kufizimeve ishin deri më 26 prill. Por kjo u kundërshtua nga nëj zyrtar i cili tha se kafet, restorantet dhe vendet e tjera që lejojnë pritjen e publikut mbeten ende të mbyllura.
Zëdhënësi i guvernatorit Jarid Polis tha se me këtë restorantet jo vetëm që po thyejnë ligjin por po rrezikojnë jetën e klientëve dhe të komunitetit. Ai shtoi se individët që shkelin rregullat e emergjencës përballen me deri në 1000 dollarë gjobë, ose kohë ekuivalente burgimi.
Arellano shkroi më vonë në Facebook se do të falimentonte nëse nuk bënte diçka. “Unë të paktën po përpiqem. I kemi zbatuar rregullat për dy muaj. Nuk ia dalim dot me 200 dollarë në ditë kur dy anëtarë të stafit më kushtojnë 250 dollarë, pa llogaritur faturat, qeranë e ushqimin”.
Top Channel