TIRANË- Sapo është mbyllur mbledhja e radhës e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Në këtë mbledhje ka pasur debate të forta mes  përfaqësuesve të opozitës dhe të mazhorancës, ku pati edhe një ndërprerje por më pas ka rifilluar gjithçka.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i cili është shprehur se fillimisht kishte një paqartësi por më pas në parim kanë rënë dakord. Gjiknuri ka rënë dakort se PS është e hapur për negocim dhe kryeministri Rama është i gatshëm të ulet në tryezë me Bashën për ndryshimin e sistemi zgjedhor.

“Në mbledhjen e radhës do ta zhvillojmë shumë shpejt. Kodosen gjinore, Përdorimi i policisë, roli i prokurorisë, Drejtësia penale. Së dyti u bë prezantimi i ekspertëve të sistemi t zgjedhorë. në lidhje me propozimet e paraqitura nëse preket kushtetua. Ekspertët na bënë ekspoze juridike ku thanë se propozimet e shtruara prekin kushtetutën. Në mbledhjen e radhës është parashikuar për çështjet e financimit dhe ti miratojmë me konsensus. Kemi edhe dy tre çështje themelore. Është ajo administrimi apo kolegjit zgjedhor.” tha Gjiknuri.

“Parimi. Ne i referohemi parimit dhe km i është referuar parimit. ka qenë i kahershëm brenda parimit të adresohen edhe shqetësimet e partive. opozitës. Të mos u hiqet e drejta për të ndjekur proceset zgjedhore. Nuk ka pse deklaratat të kryeministrit apo opozitës politikisht të venë në dyshim negociatën. nuk mund të ikësh nga tavolinë me deklarata politike. Negociatorët nuk kanë pse të jenë në trysin e deklaratave politike. Është negociatë që akomodon interesat njëkohësisht edhe parimet. “

“Ne jemi formacione politike. Nëse për çështje serioze kërkohet vendim. Për çështje të rëndësishme Rama ka thënë se është i gatshëm të ulet me bashin kur ta shohë si të arsyeshme.”

“Ne sapo vendosëm që ekspertët të vazhdojnë punë. Eskpertët e ODHIR –it do të jetë online. Ditën e hënë do të vazhdojmë punën.  Aty ku e lamë.  Brenda parimit duhet të gjejmë zgjidhje. “

“U konstatua se ndryshime për sistemi zgjedhor ka ndryshime në kushtetutë dhe kështu kjo do të kërkojë kohë. Nëse do të ketë nevojë për këtë do gjejmë kompromis. PS ka pikëpamjet e saj, kemi opinionin tonë të kahershëm mbase Shqipëri ka ardhur momenti të mos ketë koalicione zgjedhore. Ky është mendim. Debati është i hapur. Palëve u takon të shprehen. “ tha Gjiknuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA