Bashkimi Evropian, prezantoi planin për një rifillim në faza të udhëtimeve këtë verë, me shpresën se do të shpëtohen miliona vende pune në sektorin e turizmit që kërcënohen nga pandemia e koronavirusit në Evropë.
Turizmi është jetësor për BE si e tërë pasi zë 10 për qind të GDP së saj dhe 12 për qind të vendeve të punës. Ai është veçanërisht i rëndësishëm në vendet jugore si Greqia, Italia dhe Spanja.
“Në qendër të përpjekjeve tona kemi sigurinë cka do të thotë që do të ndërmarrim hapa gradualë, të kujdesshëm që do të ndihmojnë rikthimin e udhëtimeve në linjë me atë që shkenca na thotë. Vende të ndryshme, sigurisht janë në situata të ndryshme. Por ne duhet ti trajtojmë të gjithë evropianët njësoj”.
Vendimet për hapjen e kufijve u takojnë qeverive kombëtare por Brukseli i kërkon 27 vendeve anëtare të koordinojnë qëndrimet për heqjen e kufizimeve, ndryshe nga c’ndodhi në fillim të krizës, kur vendet mbyllën kufijtë pa konsultime.
“Sigurisht që kjo nuk do të jetë një verë normale. Për asnjë nga ne. Por nëse ne punojmë të gjithë së bashku, dhe bëjmë atë që na takon, ashtu sic komisioni sot udhëzon, atëherë nuk do të përballemi me një verë të bllokuar në shtëpi, e as ta humbasim tërësisht verën për industrinë evropiane të turizmit”.
BE propozon një plan në tre faza që fillon me situatën aktuale në të cilën udhëtimet jo të domosdoshme ndër kufitare janë të ndaluara. Në fazën tjetër, BE do që kufizimet kufitare të hiqen mes vendeve dhe rajoneve në një faza të ngjashme pandemie dhe në fazën finale, të gjitha kontrollet në kufi të lidhura me koronavirusin të hiqen dhe udhëtimi të lejohet në të gjithë Evropën, si më parë.
Më herët, komisioneri për çështjet ekonomike, Paolo Gentiloni, tha se KE po jep një mesazh të qartë: ne do të kemi një sezon turistik këtë verë edhe nëse ai do të jetë me masa sigurie dhe kufizime.
Top Channel