Pas përfundimit të mbledhjes së radhës të Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka deklaruar se mazhoranca është tërhequr nga qëndrimet që mbajti kryeministri Edi Rama ditën e djeshme.
Sipas Bylykbashit, kreu i qeverisë po tenton që të nxjerrë nga binarët këtë mbledhje, pasi kërkon që të miratojë i vetëm Kodin e ri Zgjedhor.
Lidhur me deklarata e Ramës ditën e djeshme ku tha se për Reformën Zgjedhore janë dy pika të pangeociueshme, e para depolitizomi i administratës dhe së dyti sipas tij në kolegjin zgjedhor nuk duhet të ketë gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun, ka pasur debate të forta ku për një moment u ndërpre edhe mbledhja.
Pjesë nga deklarata e Bylykbashit:
“Sot u mblodh Këshilli Politik. Debatet ishin shumë të forta për shkak të deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama. Rama deshi të minojë progresin me reformën. I bëmë të qartë maxhorancës se kushtet tona janë aty, ne nuk tërhiqemi prej tyre. S’mundet që në asnjë mënyrë që kryeministri të marrë në xhep administratën zgjedhore, duke emëruar militantë politikë të veshur si të pavarur, e po ashtu as Kolegjin Zgjedhor për t’ju vënë vulën manipulimeve. Kjo është e pandryshueshme. Pavarësisht se kush ka qenë në opozitë, ose jo. Ne do t’i shtojmë procesit zgjedhor garanci të tjera, që do të bëjnë të vështirë manipulimin. Në debatin tonë, bëmë të qartë qëndrimin tonë. Maxhoranca u tërhoq nga ato qëndrime që dje në mënyrë provokative Edi Rama bëri. Ai prononcim, pikërisht kur këshilli politik po fillonte punën. Duket qartë se tentohet që të nxirret nga binarët. Ai kërkon që të miratojë me votat e tij kodin zgjedhor dhe jo me opozitën. Kolegji zgjedhor të jetë i përzgjedhur prej tij. Ne nuk e lejojmë dhe në këtë këshill nuk pranohet. Sot debati ishte i fokusuar tek kjo çështje, jo tek detajet e propozimet konkrete. Ajo që bëjmë të qartë ne është se maxhoranca s’do e bëjë vetëm ndryshimet në kodin zgjedhor. Ne u përpoqëm që të inkuadronim bazat e kompromisit të të janarit. Ai që është mëkatari i madh jo vetëm politik, që është dhe për zgjedhjet, është kryeministri dhe i fundit që mund të flasë për standardet dhe zgjedhjet e shqiptarëve.”
Top Channel