Lehtësimi i masave kufizuese/ Manastirliu nxjerr videon: Mesazh sensibilizues për qytetarët si të mbrohen nga COVID-19

13/05/2020 10:09

Teksa po lehtësohen masat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh për qytetarët.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manastirliu rikujtoi disa nga rregullat që duhet të respektojnë të gjithë, që nga qëndrimi sa më shumë brenda, tek puna në shtëpi, apo ruajtja e higjenës dhe shmangia e kontakteve dhe distancimi social.

Postimi

Me vijimim e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA