Kryedoktori amerikan paralajmëron se vaksina mund të përkeqësojë Covid-19

13/05/2020 21:55

Kryedoktori i koronavirusit në SHBA ka paralajmëruar sot se prototipet e vaksinave kundër koronavirusit mund të përkeqësojnë pacientët me Covid-19.

Imunologu i Shtëpisë së Bardhë Anthony Fauci dha paralajmërimin e tij në njoftimet për punën mbi krijimin e vaksinës.

Ai tha: “Duhet të paralajmërojmë se ka një mundësi për pasoja negative, që disa vaksina të theksojnë efektet negative të infeksionit”.

Dr Fauci shpjegoi se në raste të rralla, njerëzit mund të preken nga virusi prej të cilit vaksina supozohet t’i mbrojë, ose gjendja e tyre të përkeqësohet.

“Ka pasur një numër vaksinash që kanë shkaktuar një reagim larg atij optimal, dhe ku pacientët janë ekspozuar ndaj patogjenëve të përforcuar të sëmundjes”.

Ai shtoi se raste të tilla kanë qenë të rralla dhe kanë ndodhur me dy vaksina të krijuara për viruse të mëparshme.

“Çështja kryesore me një vaksinë është efikasiteti i saj, pra aftësia për të prodhuar rezultatin e dëshiruar, por a do të jetë ky rezultat prezent apo absent?” pyeti ai.

Gjatë deklaratës së tij me lidhje video në Institutin e Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Dr Fauci dha shpresa për progres në prodhimin e vaksinës, duke thënë:
“Kemi të paktën tetë kandidate për vaksina kundër Covid-19 në disa faza zhvillimi. Nëse janë të suksesshme ne shpresojmë ta dimë në vjeshtë ose në fillim të dimrit. Ne kemi shumë kandidatë dhe shpresojmë të kemi shumë fitues”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA