Kohë pandemie! Duhet të ushqehen me bambu, kopshti zoologjik dërgon në Kinë dy panda

13/05/2020 10:15

Dy panda do të dërgohen sërish nga Kanadaja në Kinë.

Kopshti zoologjik i Calgary-s në Kanada ka shprehur në një deklaratë se zakonisht importon bambu nga Kina për të ushqyer kafshët, por pandemia Covid-19 ka ndërprerë fluturimet dhe ka shkaktuar vonesa në furnizime.

Pandat Er Shun dhe Da Mao, duhej të qëndronin në Kanada deri në vitin 2023 si pjesë e një marrëveshje 10-vjeçare me Kinën, por kopshti zoologjik vendosi t’i kthejë ata më herët nga shqetësimi se vonesat e ushqimit mund të përkeqësohen nëse nis një vale e dytë e koronavirusit.

“Dieta e një panda përbëhet pothuajse tërësisht nga bambu i freskët”, tha kopshti zoologjik Calgary dhe kafshët zakonisht hanë rreth 40 kilogramë çdo ditë.

Pjesën më të madhe të bambusë Er Shun dhe Da Mao e hëngrën para se pandemia të përhapej në Calgary dhe nuk mund të sigurojnë dot ushqim për to ndërkohë që fluturimet janë anuluar.

“Ne besojmë se vendi më i mirë dhe më i sigurt që Er Shun dhe Da Mao gjatë kësaj periudhe sfiduese për të gjithë është aty ku bambuja është i bollshëm”, tha presidenti i kopshtit zoologjik, Dr Clément Lanthier, në një deklaratë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA