32 vjet pasi matematikani amerikan Scott Johnson vdiq nga rënia prej një shkembi në Sydney, Australi, një burrë është akuzuar për vrasjen e tij, me motiv urrejtjen ndaj homoseksualëve.
Policia australiane e New South Wales tha se një 49-vjeçar, të cilin ata nuk e emëruan, është akuzuar me vrasjen e 27-vjeçarit Johnson në 1988.
Ata thanë se kishin kryer arrestimin në Sydney dhe i dyshuari del nesër në gjyq.
Tre hetime janë mbajtur mbi vdekjen e Johnson i cili ra nga një shkëmb bregdetar në Manly, më 10 dhjetor 1988.
Në hetimin e parë vdekja e tij u caktuar si vetëvrasje, ndërsa në të dytin konkluzioni nuk u përcaktua. Në hetimin e tre të të kryer në 2017, u vendos se Johnson ra për vdekje si rezultat i dhunës nga një sulmues i paidentifikuar që e kishte konceptuar si homoseksual.
Një shpërblim prej 1 milionë dollarë është caktuar për dhënien e informacioneve mbi ngjarjen në 2018, dhe familja e Johnson është zotuar ta paguajë këtë shumë edhe muajin e kaluar.
Komisioneri i policisë Mick Fuller tha se ka qenë në kontakt me vëllanë e Johnson, Steve.
“E informova atë për arrestimin, pasi Steve ka luftuar shumë gjithë këto vjet”, tha ai.
Steve Johnson tha në një deklaratë se vdekja e vëllait të tij simbolizon jetët e humbura nga dhuna homofobe.
“Ai jetoi jetën me guxim ashtu siç dëshironte. Shpresoj që kjo të sjellë ngushëllim dhe për familjet e njerëzve të tjerë homoseksualë që kanë humbur jetën dhe nuk kanë gjetur drejtësi”, tha ai.
Top Channel