TIRANË- Është dënuar me 5 vite burg Edmond Kola i cili akuzohet për marrëdhënie seksuale në gjini me mbesën e tij, 18-vjeçare.
Vendimi për të është ndërmarrë nga Gjykata e Tiranës, ku u tha se ndaj të pandehurit nuk do të ketë aplikim të lirimit me kusht. Kjo për shkak të veprës që ka kryer, që do të thotë se do të bëjë një më një ditët e burgut.
18-vjeçarja ishte denoncuar si e humbur humbur nga prindërit e saj, por gjashtë muaj më pas ajo u kthye në shtëpi dhe tregoi se kishte jetuar me dajën (Edmond Kolën) me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie.
Për këto të dhëna, së bashku me referimin e një sërë mesazhesh telefonike, ku daja i kërkonte mbesës të kthehej të jetonte me të.
18-vjeçarja tregon në rrëfimin e saj se ishte kthyer në shtëpi menjëherë pasi e kishte kuptuar që kjo gjë ishte e ndaluar dhe se “pas kësaj prindërit u distancuan me dajën, ndërsa kishin ndërprerë menjëherë komunikimin me të afërmit dhe familjarët e mamasë”.
Top Channel