Punonjëset e sistemit shëndetësor në Britani kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, për shkak të punës së tyre të jashtëzakonshme në luftë ndaj CVID-19 në vend, që ka shkaktuar mbi 32 mijë viktima.
Por dy prej tyre, përveçse mjaft profesionale në punë, kanë tërhequr vëmendjen edhe për shkak të bukurisë së tyre. Madje gjasat janë të mëdha që njëra të kurorëzohet edhe Mis Anglia këtë vit.
Dy infermierët ia kanë dalë që të shkojnë në gjysmëfinalen e konkursit të më të bukurës në Angli.
Konkursi do të zhvillohet virtualisht dhe të dyja vajzat, Rebecca Sinnarah, 22 vjeçe dhe Chloe Webb, 24 vjeçe zotohen se do ta përdorin pozicionin e tyre për të treguar punën e palodhur të punonjësve të shërbimit shëndetësor./Shqip/
Top Channel