Emrat/ Para për të mos i shembur objektin, arrestohet inspektori i IKMT në Sarandë dhe ‘ndërtuesi pa leje’

13/05/2020 10:00

SARANDË- Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së shtetit, ku njeri prej tyre është punonjësi i Inspektoritati Kombëtar të Mbrojtjes së Mjedisit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se të arrestuarit janë Altin Bogdani, me detyrë inspektor pranë IKMT në Sarandë, si dhe Visil Vito banori që dyshohen t’i ketë dhënë para ryshfet për të mos lejuar shembjen e një objekti.

Kanë qenë Policia e Sarandës dhe Forcat Operacionale të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e dy personave në fjalë për mitdhënie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA