Një 46-vjeçar ka rënë në pranga në Kurbin, pas përmbylljes së një operacioni policor të koduar “Shemria”, ku u godit një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Kështu u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa, municion luftarak, kallëp me tritol dhe granatë difensive dhe u arrestua P. G., 46 vjeç, banues në fshatin Shemri, Kurbin.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 0.5 kg lëndë narkotike, fishekë luftarak, 1 kallëp tritoli dhe një granatë difensive me ndezës të pavendosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA