Destinacioni i preferuar i kryeqytetasve, shtohen pikat rekreative në Parkun e liqenit të Farkës (Foto)

13/05/2020 10:14

Parku i liqenit të Farkës po kthehet çdo ditë e më shumë në një destinacion të preferuar të kryeqytetasve për të kaluar orët e lira.

Sidomos gjatë situatës së krijuar me koronavirusin, kanë qenë të shumtë qytetarët që i janë drejtuar liqenit të Farkës për të shijuar natyrën dhe për të kaluar ditë orë në ajër të pastër.

Për t’iu mundësuar qytetarëve sa më shumë mundësi argëtimi, Bashkia e Tiranës parashikon që ashtu si në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, edhe në Parkun e Liqenit të Farkës të sjellë pika rekreative për të gjitha moshat.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës po punon që së shpejti në këtë park të madh urban të kemi gati edhe këndin e forcës, duke synuar sa më shumë argëtim, relaks, qetësi, ajër i pastër, pse jo dhe aktivitet fizik.

Sakaq, punonjësit e Bashkisë kanë realizuar dezinfektimin e gjithë Parkut të Liqenit të Farkës për të garantuar sa më shumë siguri për frektuetuesit e tij, edhe në këto ditë të vështira, për shkak të situatës me Covid-19.

Po kështu, APR vijuar punën çdo ditë për pastrimin e terrenit, që nga liqeni, pedonalja, kanalet kulluese, apo hapësirat e gjelbëruara.
Me rikthimin në normalitet, Liqeni i Farkës, parku i dytë urban i Tiranës do të jetë gati për të mikpritur vizitorët e tij.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA