Covid-19 na ndryshoi zakonet/ Frika nga infektimi ndryshoi gjithë jetën tonë

13/05/2020 15:37

Kovid 19 përkthehet në sjellje, veprime, mjete, shenja dhe zakone te reja.

Teshtitja në këndin e bërrylit, distanca mbi 1 metër, kur takohemi me duart mbledhur grusht ose me parakrahë apo edhe me këmbë.

Rrathët e stampuara para tregjeve, dyqaneve, bankave etj, si dhe maskat, dorezat e dezinfektantët.

“Fituam sjellje te reja, kollitemi, teshtijmë ndryshe, madje kemi edhe siklet për të tjerët. Nuk puthemi e përqafohemi shumë, por unë nuk do të harroj distancimin fizik, edhe kur të kalojë e gjithë situata” tha një qytetarë

“Unë dua t’i harroj të gjitha këto zakone dhe t’i shoh në sy e të përqafoj fort prindërit dhe fëmijët e mi.”

“Unë nuk harroj dot tërmetin.”

“Nuk do harroj gjithë këshillat e mjekëve dhe do harroj gjithcka që na bëri dëm për shëndetin.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA