Epiqendra globale e koronavirusit New York, raporton për 100 fëmijë që luftojnë një inflamacion të rëndë të enëve të gjakut që besohet se është e lidhur me koronavirusin.
Guvernatori Andrew Cuomo tha se tre fëmijë janë vrarë deri tani nga sëmundja e ngjashme me sindromën Kawasaki.
Ai tha se viktimat janë një djalë pesë-vjeçar, një djalë shtatë-vjeçar dhe një vajzë 18-vjeçare.
Cuomo shtoi: “Kemi rreth 100 raste të një sëmundjeje inflamatore që duket se është e lidhur me virusin Covid. Është një sëmundje e enëve të gjakut që mund të prekë zemrën .. këtë çështje e kemi në New York e ndoshta dhe në shtete të tjera. Këta fëmijë nuk paraqesin simptomat e zakonshme të Covid, nuk janë simptoma respiratore”.
Guvernatori nuk dha detaje të tjera por sëmundja Kawasaki konsiderohet e kurueshme dhe trajtohet me mjekime të zakonashme si aspirinë. Ndërkohë nga 100 fëmijët e diagnostikuar në SHBA, 52 jetojnë në New York City.
Nga 62 raste të sëmundjes në SHBA, 25 fëmijë ishin pozitivë me Covid-19, ndërsa 22 të tjerë kishin antitrupa për Covid-19, që do të thotë se e kishin kaluar koronavirusin dhe spastruar nga trupi i tyre.
Studiuesit po përpiqen të konfirmojnë nëse sëmundja është sindroma Kawasaki dhe të përcaktojnë lidhjen e saj me koronavirusin. Cuomo tha se simptomat e saj të mundshme janë ethet, të përzierat, dhimbjet e barkut, probleme me frymëmarrjen dhe njëfarë ndryshimi në ngjyrën e lëkurës.
Top Channel