Tërmeti i 26 nëntorit/ Durrës, mbledhje e jashtëzakonshme- miratohet prishja e 3 godinave arsimore

12/05/2020 14:23

Këshilli bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjetet e komunikimit elektronik ku janë miratuar këto vendime të rëndësishme:

Miratimi i prishjes së detyruar të godinës shkolla 9- vjeçare “Adem Gjeli”, Gjuricaj, njësia administrative Ishëm, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të kësaj godine.

Miratimi i prishjes së detyruar të godinës së shkollës 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj”, Rrashbull, njësia administrative Rrashbull, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake të kësaj godine.

Miratimi i prishjes së detyruar të godinës së shkollës cikli ulët, Perlat, njësia administrative Sukth, Durrës, rekomanduar nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë, si dhe heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave të kësaj godine.

Miratimi i përllogaritjes së vlerës mesatare të masës së grantit të rikonstruksionit ose riparimit për nivelin e dëmit DS1, DS2, dhe DS3, për banesat e dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019 në qytetin e Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA