Reforma Zgjedhore/ Çfarë do të ndodhë më 31 maj? Ja si përgjigjet në Open Damian Gjiknuri

12/05/2020 00:08

Data 31 maj është data përfundimtare që Komisioni për Reformën Zgjedhore të arrijë një marrëveshje përfundimtare për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri foli në Open në Top Channel për procesin.

Çfarë do të ndodhë më 31 maj?-e pyeti Eni Vasili.

Nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë më 31 maj. Ne e kemi vullnetin të pranojmë çdo propozim të opozitës që është i pranueshëm edhe nga ODIR. Ne kemi mundësinë për ta votuar edhe pa opozitën, por duam që të arrijmë një marrëveshje me të gjithë aktorët. U tha edhe në emision më herët që secila parti duhet të heqë dorë nga diçka. Unë jam optimist në arritjen e një marrëveshjeje.

Top Channel