Kryeministri Edi Rama gjatë lidhjes live me gazetarët ka treguar dy kushtet e mazhorancës për një Reformë Zgjedhore.

Ai theksoi nevojën e një administrate zgjedhore të depolitizuar, si dhe shtoi se nuk do të ketë asnjë gjykatës në procesin zgjedhor që nuk e ka kaluar vettingun.

“Bëhet fjalë për dakordësuar propozimet e OSBE-. Di që janë shumë të qarta propozimet, dy pika janë të pa negociueshme, e para depolitizimi i administratës zgjedhore, gjë për të cilën ODHIR ka rekomanduar depolitizimin. Në këtë pikë jemi gati dhe ta bëjmë dhe administrata t’u takojë qytetarëve. Përgjëgjësia e administratorëve zgjedhore të jetë qytetare dhe ligjore, që në zgjedhjet do të përfshihet. E dyta në kolegjin e zgjedhor e gjykatësve që nuk kanë kaluar vettingun, ky është një tjetër propozim, që nëse nuk gabohem, se mbase ka qenë, dhe ndoshta nuk jam i informuar se është Gjiknuri që e ndjek këtë proces. Por e përsëri, gjykatës që nuk kanë kaluar vettingun nuk do të pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Këto dyja janë kyçe, administrata e depolitizuar dhe trupa e kolegjit me gjyqtarë që e kanë kaluar vettingun. Presim që të dalim me një draft për të çuar përpara procesin” tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA