Kryeministri Edi Rama ka thënë se i trembet një vale të dytë të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ramës qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi hapja e masave shtrënguese mund të bëhet shkak për infektime në masë.

“Virusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë siç thuhet botërisht. Por ne jemi të përgatitur edhe për mundësin e një vale të re infektimesh vijojmë punën për të fuqizuar mekanizimin mbrojtës në vijën e zjarrit. shikojmë ecurinë e paketave. Paketa e parë ka hyrë në rrjedhë dhe është kryer disbursimi për 63 mijë njerëz. Mbeten edhe pak të tjerë që duhet të ndihmohen. 22 milion euro janë alokuar për bizneset.“ tha Rama.

“Besoj se brenda disa muajsh do të rikuperojmë pjesën dërrmuese të humbjeve që kemi pasur në punësim” tha Rama më tej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA