Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i ftuar në Open në Top Channel thotë se lokalet e natës dhe shkuma party-t në plazhe nuk duhet të hapen, ndërsa çerdhet dhe kopshtet duhet të hapen.
“Kurse çerdhet dhe kopshtet do i siguroja unë prindërit se është e dokumentuar që fëmijët deri në 12 vjeç nuk e shpërndajnë koronavirusin. Ata vetëm mund ta marrin nga prindërit, por nuk e çojnë te prindërit. Mjafton të respektojmë ato protokolle zyrtare. Edukatoret të kenë maska dhe të lajnë duart. Dorezat nuk i këshilloj fare unë. Edukatoret ndoshta duhet të kenë protokolle të veçanta, t’ju bëhet tampon ose t’ju matet temperatura dhe gjithashtu të ruajnë masat higjenike”- tha Pipero.
“Lokalet e natës nuk do ti këshilloja të hapeshin, në asnjë mënyrë. Edhe këto shkuma party-t, nuk do i këshilloja”- shtoi doktori i njohur.
Top Channel