TIRANË – Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi me anë të një deklarate për mediat, pas takimit të aleatëve opozitarë në selinë e PD-së, ka folur edhe rreth idesë së legalizimit të kanabisit
Kryemadhi tha se Rama kërkon të largojë vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët. Sipas saj, legalizmi i kanabisit është legalizimi i grupeve kriminale.
“Si gjithmonë Rama është krye-mashtrues qesharak. Vendosi në pozitë të vështirë ambasadorin e BE ku e bëri si të dakortësuar dhe të konsultuar me ta. Kjo është një mënyrë për të larguar vëmendjen nga varfëria. Por ky nuk është gjë tjetër për të varfëruar më shumë të varfërit dhe të mesmin për të bërë të varfër. Është një nga skandalet e radhës që Rama hedh. Nuk do që njerëzit të zgjidhin ekonominë. Do të jenë në diskutimin e bukës së gojës shqiptarët.” tha Monika.
Top Channel