I vunë lëndë plasëse kur po flinte/ Qytetari kap kushëririn në flagrancë: E ka bërë ai…

12/05/2020 12:05
Foto ilustruese

Arrestohet një 59 vjeçar nga fshati Bastar i Mesëm pasi u kap në flagrancë nga kushëriri i tij, menjëherë sapo në shtëpinë e tij ndodhi një shpërthim me lëndë plasëse.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua një pjesë e dritares e dëmtuar, pikërisht në vendin ku gjatë shpërthimit po flinte Blerim Haxhiu thanë burime të gazetares Anila Hoxha.

I dyshuari që u prangos nga policia quhet Petrit Haxhiu, ndërsa në shtëpinë e tij u gjet një fitil zjarr përcjellës dhe tre kallëpe tritol.

Kallëzuesi i ka treguar policisë se autori i dyshuar është person konfliktual dhe se konsumonte shpesh alkool pasi e ka braktisur familja.

Por i dyshuari nuk e ka pranuar veprën, së paku deri më tani, ndërsa pritet të dalë para gjykatës për shkatërrim prone dhe kanosje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA