Foto ilustruese

Një 34-vjeçat është vënë në pranga pasi ka goditur punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në vijim të punës monitorimin e zbatimit të masave kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. T., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi tek kryqëzimi i Cërrikut, Elbasan, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Rrugore, i cili i ka vendosur masë administrative për mosdhënie përparësie në kryqëzim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, jofton policia.

Top Channel