‘Favorizon oligarkët’, Rama i përgjigjet Bushatit dhe opozitës: Në Shqipëri nuk ka të tillë

12/05/2020 15:28

TIRANE-Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët lidhur me situatën e krijuar nga COVID-i, por edhe atë politike.

Gjatë  bashkëbisedimit online me gazetarët, kryeministri Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit socialist Ditmir Bushati, por dhe opozitës se po favorizohen oligarkët dhe se duhen anuluar koncesionet.

“Nuk kam asnjë ndjekje të posaçme. Është hapësirë e lirë diskutimi, qasje, pozicionesh. I mbeten asaj që kam thënë. Në Shqipëri nuk ka oligarkë. Mjafton të referohemi tek termi. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, apo ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët por ata që influencojnë vendimet e qeverisë dhe diktojnë axhendën politike në funksion të interesave të tyre.

Nuk kam njohur askënd që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri. Është një term që përdoret në mënyrë të gabuar dhe përsëritet me vonesë dhe lidhet me një numër të caktuar njerëzish që nuk janë bërë të pasur pas ardhjes sonë në qeveri dhe kanë vënë pasurinë e tyre në shumë vite dhe me ardhjen tonë në qeveri kanë paguar më shumë taksa”, tha Rama

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA