Kryeministri Edi Rama gjatë video-konferencës live me gazetarët ditën e sotme ka folur edhe rreth çështjes së Teatrit Kombëtar. sipas Ramës ai mezi pret që të shoh teatrin e ri duke lënë të kuptohet se mbështet projektin e bashkisë për të shembur godinën e vjetër dhe për të ndërtuar teatrin e ri.
Ramë ndër të tjera thotë se ai për shembjen e godinës së vjetër e ka pasur idenë që në vitet ’98.
“Ai është një proces për të cilin unë jam shprehur sa vite u bënë. Jam njeriu i fundit që duhet të pyesni për të kërkuar ndonjë hap mbrapa. Jam i pari që e kam thënë që prej viti ‘98 që ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të denjë. Mezi pres që të shoh një teatër të ri. Pastaj të gjithë kanë të drejtën e opinionit”, tha kryeministri.
Top Channel