Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dy vëllezërve Haxhia në datë 27 prill në Durrës. Dy autorët e akuzuar të kësaj ngjarje janë Altin Ndoci dhe Klevis Alla.
Top Channel ka siguruar dosjen e prokurorisë ku thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur 55 gëzhoja, 38 prej të cilëve në trupat e dy vëllezërve.
Në dosje thuhet se ka qenë një pjesë e xhamit të makinës së autorëve që më pas ka zbuluar edhe krimin e bërë.
“Në vendin e ngjarjes ka rezultuar se disa metra para mjetit të viktimave mbi asfalt janë gjetur xhama me ngjyrë të errët të thyera dhe nga këqyrja e njërës pjesë të xhamit janë shkronjat ‘TOYO…”. Pra që ngrenë dyshimin se këto pjesë xhami me ngjyrë janë lënë nga mjeti i autorëve që mund të jetë i mjetit “Toyota”. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se rreth orës 16:35 në kamerat filmike në rrugë largohen në drejtim të mbikalimit te Nishtulla në Shkozet një automjet me ngjyrë të zezë që dyshohet në përdorim nga autorët” thuhet në dosje.
Më tej në dosje thuhet se me makinën tip ‘Toyota’ dhe targat AA 375 NX i ka ndjekur dy vëllezërit që po lëviznin me një ‘Golf’ VI dhe më pas i kanë ekzekutuar.
Top Channel